Celebrities Music Showbiz

Gashi dhe Bill Clinton, çfarë i ka bërë ata bashkë?!

Reperi shqiptar i cili po arrin suksese të jashtëzakonshme në SHBA, Gashi, së fundmi është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi, të realizuara me Clinton. Në fotografitë e ndara me ndjekësit e tij, Gashi mund të shihet tejet i lumtur, ndërsa takohet me ish-presidentin, i cili është pjesë e albumit të tij të fundit.

Bëhet fjalë për albumin “1984” të reperit, ku në një nga këngët e tij, mund të dëgjohet një frazë e presidentit amerikan me saksofon. Bill Clinton ka mësuar të luajë që në një moshë të re në këtë instrument dhe prej kohësh e ushtron si një pasion të tijin. Gashi shkruan krahas fotove të publikuara:

Jam i nderuar që kam pasur këtë njeri që ka luajtur në saksofon, në albumin tim “1984”.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram, Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën. Teksa, kujtojmë se reperi Gashi ka në repertorin e tij këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarisht, si French Montana, Dj Snake, Pink.

Rikujtojmë se, gjatë prapaskenave të videoklipit të tij “Don’t Pass On Love”, artisti postoi një video ku ai shfaqet duke mësuar një grup amerikanësh vallen tradicionale shqiptare. Me një këngë të huaj në sfond, Gashi dhe një grup të rinjsh kërcejnë nën hapat dhe lëvizjet e valles shqiptare.