E ftuar sot në “Ndryshe” gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje për projektligjin e hedhur për diskutim se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.
Me kodin e ri, nëse miratohen ndryshimet, nuk lejohet bigamia. Bigamia, lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet. Pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj në 4 vjet. Kjo është për të dyja gjinitë…
I kanë hyrë me themel kodit penal. Ka edhe dënime alternative, edhe qortime. E vendos gjykata… Duhet të jesh thellësisht i penduar për atë që ke bërë…
Më tej, ajo tregoi për vështirësitë e profesionit, apo nëse është penduar ndonjëherë për zgjedhjen e saj.
Nuk jam trembur, por ka patur momente që jam stepur, kur kam patur një telefonatë të caktuar ose gjëra të kësaj natyre. Audienca do të ndjekë krimet dhe skandalet. Nga viti ’99 kur kam raportuar për krimin, krimi është bërë më i sofistikuar… Varet kush raporton, sa e thelluar është historia. Monstra në fushën e krimit ka patur përherë… Çështja është profili i individit, unë kam raportuar dikur për një ‘serial killer’… Rastet kanë treguar që politika dhe krimi ‘vallëzojnë’… Aktualisht ajo që shoh në gjykata është qytetarë që presin, janë mbi 100 mijë çështje që presin.
Kujtojmë se ju mund të ndiqni “Fol me Anila Hoxhën” të shtunën e fundit të çdo muaji, ora 18:00.
Unë kam një podcast. Një herë në muaj prek fenomenet kryesore. Në fund të muajit shkurt prek fenomenet e drogës. Është një podcast në Top Albania Radio, si edhe në faqen zyrtare të YouTube. Ne po i sjellim publikut një ‘gjykatë të hapur’. Kemi trajtuar çësthjet e pronave, dhunën ndaj grave…