Celebrities Ndryshe

Gentian Zenelaj zbulon sipas tij politikanen më seksi shqiptare!

Sot i ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë aktori i njohur, Gentian Zenelaj. Ai nuk ka ngurruar t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me jetën e tij personale, karrierën, politikën e shumë të tjera.

E si një ditë Shën Valentini, Gent Zenelaj na tregon se çfarë është dashuria për të dhe sa romantik është aktori si natyrë.

Dashuria për mua si një djalë që ka 25 vite me të njëjtin person ka filluar të marrë një formë abstrakte (qesh). Bëj shaka, personi që kam në krah më ka qëndruar pranë në gëzime, në të mirë e në të keq. Nuk është thjesht dashuri, është një person që e vlerësoj shumë. Unë kam qenë një djalë shumë i turpshëm, shkruaja shumë letra dashurie. Kam dhe poezi shumë të bukura dashurie. Jam romantik, jam natyrë që më pëlqejnë gjërat romantike, jo të tepruara.

Cili është sipas mendimit të Gentianit politikania më seksi shqiptare?

Ka vajza simpatike shumë në politikë, por unë kam pak qasje neveritëse ndaj politikës shqiptare. Mendoj që janë njerëz shumë të paskrupuj, por ka portrete interesante. Ori është një vajzë shumë kinge mendoj. Iku Grida, erdhi Ori. Unë mendoj që duhet të ketë më shumë gra në parlament se ne burrat e kemi ndritur. 

E për sa i përket jetës private, aktori na tregon se çfarë është e nevojshme të ndryshojë lidhur me teatrin në vendin tonë.

Kam qenë shumë i ngarkuar këtë periudhë. Tirana duhet të ketë dhe 10 salla të tjera, si ka pasur në kohën e regjimit monist. Mendoj që është momenti më i mirë në këtë vrull shfaqjesh.

Cilën zgjedh mes teatrit dhe televizionit aktori?

Definitivisht arti më mbush. Unë televizionin e kam pasion, e shijoj shumë, kënaqem shumë, por teatri më mbush.  

Cili është i preferuari i Gentianit në ‘Big Brother VIP Albania’?

Jam fans i Maestros. Ka momente reagimi shumë ‘geniuine’ dhe më bën për të qeshur shumë.