Auto & Moto

Gjithçka mbi modelin e rifreskuar GTI Mk8.5, një makinë e serisë Golf!

Volkswagen ka prezantuar zyrtarisht Golfin e ridizajnuar dhe ky model i ri ka mbishkrimin Mk8.5. Në kuadër të kësaj, VW prezantoi gjithashtu edhe variantin GTI të këtij modeli shumë të dashur. Golfi GTI Mk8.5 i ri përdor të njëjtin motor me benzinë 2 litra turbo, por fuqia është rritur, nga 242 kuaj fuqi në 261 kuaj fuqi.

Uebfaqja e njohur Autogefuhl ka bërë një vlerësim të modelit GTI përmes një video të publikuar në kanalin e platformës YouTube. Gjëja e parë që bie në sy është logoja legjendare e VW, e cila në këtë model vjen e ndriçuar.

Përveç kësaj, modeli GTI në video përmban goma me madhësi 19 inç dhe gomat i japin një pamje të stilit të makinës Alfa Romeo, sipas ekspertit në video. Në pjesën e brendshme, modeli GTI Mk8.5 është i pajisur me disa sedilje me një dizajn që duken “taman” sportive. Makina përmban dy ekrane, njëri i cili shërben për sistemin info-tainment i dobishëm edhe për përdorimin e Apple CarPlay dhe Android Auto. Ndërkaq, për sa i përket pjesës së bagazhit, mund të vërehet një hapësirë e bollshme.

Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, një gjykatë gjermane anuloi një licencë që i kishte lejuar Volkswagenit të rregullonte motorët duke përditësuar softuerin në vend që të riparonte një harduer potencialisht më të shtrenjtë. Softueri në fjalë përdoret në 62 modele të vjetra me motorë nafte të koduar EA-189. Pas skandalit me naftë që njollosi reputacionin e prodhuesit më të madh të makinave në Evropë, grupi Volkswagen ka humbur një tjetër proces gjyqësor në një gjykatë gjermane për zgjidhjen e diskutueshme softuerike të pajisur me modele Euro 5 me naftë. Gjykata administrative në Schleswig, e cila tashmë një vit më parë miratoi një vendim të ngjashëm, anuloi miratimint.