Aktualitet Bota

Gjykata Evropiane: Të drejtat e njeriut u shkelën nga mosveprimi kundër ndryshimeve klimatike!

Disa gra të moshuara zvicerane e kanë garantuar një fitore të pjesshme në rastin e tyre të lidhur me klimën në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Gratë, kryesisht në të 70-at e tyre, kanë thënë se mosha dhe gjinia i kanë bërë të cenueshme ndaj efekteve të valëve të të nxehtit, të lidhura me ndryshimet klimatike.

Gjykata ka thënë se përpjekjet e Zvicrës për t’i përmbushur synimet për zvogëlim të emetimeve të karbonit, nuk kanë qenë adekuate. Kjo është hera e parë që një gjykatë e tillë kaq e fuqishme vendos për një rast të lidhur me ndryshimet klimatike. Vendimi është i obligueshëm dhe mund të ndikojë në ndryshim të ligjeve në 46 vende në Evropë.

Gratë zvicerane, të quajtura Klima Seniorinnen apo Gratë e Moshuara për Mbrojtje Klimatike, kanë argumentuar se nuk mund të largohen prej shtëpive dhe përballen me komplikime shëndetësore gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër.

Të martën, disa të dhëna kanë treguar se muaji i kaluar ka qenë marsi më i nxehtë ndonjëherë në histori.

Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë dy raste tjera të ngritura prej gjashtë të rinjve portugezë dhe një ish-kryetari francez. Në të dyja rastet, palët kanë thënë se qeveritë evropiane kanë dështuar që t’i luftojnë ndryshimet klimatike me ritmin e duhur dhe rrjedhimisht atyre u janë shkelur të drejtat.`