Bota

Ukraina pezullon të drejtat e njeriut/ Kievi shfuqizon detyrimet për shkak të ligjit!

Kievi zyrtar ka njoftuar zyrtarisht Këshillin e Evropës se Ukraina po pezullon pjesërisht detyrimet që rrjedhin nga Statuti Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Në bazë të ligjit ushtarak në vend, nene të shumta të Kushtetutës janë pezulluar, sikurse lejohet nga neni 15 i statutit evropian për rastet emergjente.

Teksa ligji ushtarak hyri në fuqi në vend ditën që Rusia nisi pushimin në shkallë të gjerë mbi 2 vjet më parë, shumica e kufizimeve lidhen me ligjin e kontestuar të miratuar së fundmi për rekrutimet, që përmban mes të tjerash heqjen e kufizimit të moshës ushtarake.

Ndërsa ligji i ri synon t’i sjellë më shumë fuqi luftarake Ukrainës, që ende vuan nga mungesa e ushtarëve dhe e pajisjeve ushtarake, disa qytete po i zgjidhin këto probleme në mënyrën e tyre. Kështu, në qytetin Rivne, një monument i çmontuar sovjetik do të shitet për skrap për të siguruar fonde për ushtrinë ukrainase. Konkretisht, të ardhurat do të përdoren për të blerë dronë.

Bëhet fjalë për memorialin e fundit sovjetik në qytetin Rivne, që çmontohet në kuadër të ligjit të zhbërjes së mitit të komunizmit. Por pjesa prej guri e monumentit do të mbetet, pasi sipas autoriteteve do të përdoret për të ngritur një memorial të ri kushtuar ushtarëve ukrainas.

Edhe pas furnizimit amerikan me raketa Atacms në Ukrainë dhe thirrjeve polake për ta rishqyrtuar, kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti ‘jo’ për dërgimin e raketave Taurus në Kiev.

 “Vendimi im mbetet i pandryshuar,” tha Scholz, duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Ndërsa më tej kancelari iu përgjigj një pyetjeje bazuar në deklaratat e Ministrit të Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, i cili, në edicionin e së dielës të Bild (BamS), tha: