Aktualitet Fol Sociale

Historia e 66-vjeçares nga Burreli që endet gjykatave për pensionin: “Të kem të takoj kryeministrin dhe ti them…”

Në Shqipëri numri i të moshuarve të përfshirë në skemën e pensioneve deklarohet  705  mijë persona, me një buxhet që për vitin 2024 është llogaritur 183 miliardë lekë. Por përtej këtyre të dhënave, qindra qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë të përballen me gjykatat. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon se 6500 të moshuar, presin përgjigjje në gjykatat administrative dhe civile. Përballë humbjes së viteve të punës, të shkaktuar nga shkrirja e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave apo djegia e arshivave gjatë 1997 ata duhet të provojnë se kanë kontribuar. Rrëfimin e pensionistes Zaide Peca, e cila ndonëse ka dalë në pension 61 vjece, prej pesë vitesh nuk e gëzon këtë të drejtë mbasi çështja është ankimuar nga Burreli në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kam hyrë për 66 vjeçe, qysh në 11 nëntor. Erdha në Gjykatën e Apelit, se vetë e hapa gjyqin në Burrel. Gjykata në Burrel më thanë që e ke fituar, sepse janë djegur atje ku kanë punuar unë, atje ku kam lindur, në fshatin Macukull të Shtjefnit.

Zaide u shpreh se për procesin që kishte hapur në gjykatën e Burrelit i kishin thënë se e ka fituar.

Thanë, tani veç prit letrat. Kur shkoj unë e pyes atëherë tek ai,  jo thanë ne, nuk na kanë ardhur gjë. Mund ti kenë çuar në Gjykatë të Apelit, në Tiranë.

Kam punuar në vitin 1972 -1982 atje. Në 1982 -1991 kam punuar në koorperativën e “1 majit”, në zonën e Klosit. Fillova të mblidhja dokumenta, më thanë duhen 3 dëshmitarë. Dëshmitarët reaguan se 5 vjet kam qenë në furrë buke atje kur kam lindur, në Shtjefan. Ditët fikse i kam patur. Vitet e tjera kam punuar me krahë, se atëherë isha më e vogël dhe më kanë futur më mbrapa kur kam hyrë në furrë të bukës.

Që prej moshës 61 vjeç dhe deri më tani ajo shprehet se është duke pritur ende për pensionin e saj.

Për Zotin, duke pritur dita-ditës se kur janë duke më marrë në telefon, për të shkuar unë me firmos 5 lekë. Burri thotë ‘hë, moj hë se inshallah për ne ka për të ra dielli’. Po ku t’u ra dielli?!

Të punosh gjithë ditën në koorperativë se për Zotin nuk ulesha duke pushuar se thoja të çoja një ditë pune në shtëpi 50 lekë. Mendoj them, pse kisha qenë unë kot?!

Ajo u shpreh gjithashtu se është provë e madhe për një pensionist, për një të moshuar që të sorollatet kështu.

More po ta di zyrën pa i shkuar edhe kryeministrit brenda nuk rri. Se për Zotin ti them ndonjërit “mi fal or ti, 100 mijë lekë,” se them ti fal një. Se nuk jam bërë për ti falur, po themi se…

Ti them kryeministrit a ka, a s’ka ligj dhe për mua.