Bota Botë e Çuditshme Health & Beauty

Historia e pazakontë e gruas londineze e cila nuk mundi të urinonte për 1 vit rresht!

Një grua që nuk mund të urinonte për një vit të tërë u diagnostikua me një gjendje të rrallë e cila “ndryshoi plotësisht” jetën e saj. Elle Adams, 30 vjeç, u zgjua në tetor 2020 e paaftë për të shkuar në tualet, sado që të pinte. Krijuesja e përmbajtjes, nga Bow, në lindje të Londrës, e cila përndryshe ishte “jashtëzakonisht e shëndetshme” tha se ishte “shumë e shqetësuar”.

Ajo vendosi të shkonte në spitalin St Thomas’, Londër, ku mjekët u tronditën kur zbuluan se Elle kishte 600 ml urinë në fshikëzën e saj. Fshikëza e grave zakonisht është në gjendje të mbajë vetëm deri në 500 ml dhe e burrave deri në 700 ml. Mjekët i vendosën Elle një kateter urgjent me shpresën se do të largonte pak urinë nga fshikëza e saj.

Pasi priti për disa orë, Elle arriti të shihte një konsulent i cili kreu një sërë testesh të cilat shikonin se si funksiononte sistemi i saj urinar. Dhe tetë muaj më vonë, Elle shkoi në një qendër urologjike dhe iu tha se ajo kishte të ngjarë të vuante nga një gjendje e njohur si sindroma e Fowler.

Sipas Universitetit të Londrës Qendrore (UCL), gjendja, e cila zakonisht prek gratë e moshës 20 deri në 40 vjeç, mund të ndodhë si rezultat i një operacioni ose spontanisht. Sëmundja dobësuese i lë gratë të paaftë për të urinuar siç duhet dhe me probleme të mbajtjes së urinës. Ajo tha:

Më folën për opsionet e trajtimit të cilat ishin minimale ne provuam mjekimin, por thjesht nuk bëri asnjë ndryshim.

Ndërkohë, Elle po mbështetej vetëm në vetë-kateterizimin i cili përfundoi duke krijuar një rritje të presionit dhe duke mos qenë në gjendje të përdorte më kateterin. Në këtë fazë, e reja ishte në “pikë të thyer” dhe tha se jeta e saj kishte “ndryshuar plotësisht”.

Mjekët thanë se opsioni i saj i vetëm ishte që t’i nënshtrohej stimulimit të nervit sakrale i cili vepron si stimulues për fshikëzën e urinës duke stimuluar muskujt e zorrëve, kështu që ata punojnë normalisht. Edhe pse operacioni nuk e ka shëruar gjendjen, Elle tha se e ka ndihmuar atë të rifitojë njëfarë normaliteti në jetën e saj të përditshme. Ajo shpjegoi:

Më ka bërë jetën më të lehtë, pas dy vitesh ferri është gjithçka që mund të kërkoj. Jam mirënjohëse për ndryshimin, po ndihem më mirë se sa isha.