Celebrities MeKast | News Showbiz

“I dashuri po të tradhton tani!”/Megi Pojani çudit me reagimin e pazakontë në studion e “MeKast”!

Tradhtia ishte tema që u trajtua këtë të premte në podkastin “MeKast” të motrave Pojani. Nisur nga karakteri i saj shpërthyes, Megi çuditi me rrëfimin se si do të reagonte nëse në regjistrim do të mësonte se i dashuri i saj po e tradhton. Moderatorja u shpreh se:

Nëse mua do të më ndodhte një gjë e tillë dhe ti do të më thoje, unë do e mbaroja me qetësinë më të madhe këtë regjistrim, do ta mbaroja deri në fund. Mbase nuk do të jem 100% e fokusuar tek ju, por nuk do të reagoja fare, do të shkoja në shtëpi do të përpiqesha të flija, do të flija apo jo nuk e di dhe të nesërmen do të bëja sherrin më të madh që mund të bëja ndonjëherë në jetën time dhe më pas do të ndahesha…