Ndryshe Politikë

‘I detyron’ Rama të jenë aktivë në rrjete sociale? Deputeti Toni Gogu: “Kryetari beson se politika nuk bëhet në biblioteka!”

I ftuar ditën e sotme në ‘Ndryshe’ ishte Toni Gogu, ish- pastor, ish Prefekt i Tiranës. ish- zv Ministër i Drejtësisë dhe aktualisht anëtar e deputet i Partisë Socialiste. Në një intervistë si nuk e keni parë më parë, z. Gogu na rrëfen shumë gjëra që nuk i dinim rreth politikës brenda PS dhe jo vetëm.

Deputeti na tregoi se si kanë qenë fillimet e tij si jurist dhe na zbuloi se ka shërbyer gjithashtu si pastor.

Kam shërbyer si pastor. Formimin bazë e kam jurist, kam filluar punë si jurist. Kur në kishë u kërkua dikush që të shërbejë për të rinjtë dhe aty fillova punë si pastor me kohë të plotë. 

A ‘i detyron’ Rama si kryetar partie deputetët që të jenë sa më aktive në rrjete sociale dhe të kenë sa më shumë ndjekës?

Ne përpiqemi që kur gjejmë një dritare që të shprehim ato që besojmë, e bëjmë. Kryetari ynë është shumë i interesuar që të jemi sa më afër me popullin, ai beson që politika nuk bëhet në biblioteka, politika bëhet me njerëzit. Nëse populli është në media socale, ne duhet të jemi në media sociale. Mesazhi duhet të jetë i vërtetë dhe ai që kemi premtuar përpara njerëzve.

A është sipas z. Gogu beteja për Tiranën e vështirë për Partinë Socialiste?

Beteja për Tiranën është jashtëzakonisht e fortë. Opozita duhet të sjellë programin, të sjellë një kandidat që mendon ndryshe. Unë besoj që beteja për Tiranën është beteja që Tirana të ketë më shumë terren sportiv. Të ndeshesh me cuna të rinj që veshin xhaketa të vjetra kjo është histori tjetër. Qyteti europian i Rinisë, po, pse jo dhe një motor ekonomik sportiv. Tirana është e provuar që në rajon është qyteti që krijon më shumë start up-e dhe ia kemi kaluar Beogradit. Kjo është meritë e cunave dhe gocave shqiptare që mendojnë jashtë kornizës dhe meritë e Erion Veliaj që krijon gjithë forumet e nevojshme. 

A ka një gjë që nuk i pëlqen dhe do të donte ta ndryshonte nga Partia Socialiste z. Gogu?

Unë besoj që PS në këtë moment është jashtëzakonisht e rëndësishme që të fillojë dhe të vazhdojë një reflektim se si do të vazhdojë më tutje betejën për drejtësinë. Duhet të kuptojë që kjo nuk është një betejë 4-vjecare pasi këtu korrupsioni duket sikur është një gjë normale.

Cila sipas z. Gogu është politikania më seksi?

Blerina Gjylameti është një mikeshë, është dhe e pashme padiskutim.

E padiskutim deputeti nuk mund të largohej pa u pyetur për fenomenin e momentit ‘Big Brother VIP’.

Nuk e kam ndjekur, por e kam parë në rrjete sociale. Luizi më pëlqen më shumë ai i ‘Etheve’ se ky i ‘Big Brother’. Një ‘Big Brother’ me politikanë do ishte një rrjedhë shumë logjike ku politikanët fillojnë të shqetësohen për like-t dhe për popullaritetin.