Bota Botë e Çuditshme

I futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, prezantuesja vazhdon moderimin!

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është komplimentuar për profesionalizmin e shfaqur gjatë transmetimit direkt. Gjithçka ndodhi kur prezantuesja po fliste dhe befas një mizë i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë. Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit pavarësisht se gëlltiti mizën. Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me reagimin e prezantueses duke shprehur se sjellja e saj tregoi një profesionalizëm të vërtetë.