Të premten mbrëma, për herë të parë në karrierën e tij profesioniste të boksit, Jake Paul u përball me një kundërshtar që nuk ishte një emër i madh nga bota e sporteve, argëtimit apo arteve marciale të përziera. Ai u përball me boksierin Andre August në Orlando. Paul bëri atë që pritej prej tij në këtë ndeshje, duke shënuar një nokaut që në raundin e parë me një goditje ‘uppercut.’
Nga ana tjetër August hyri në ndeshje me rekordin 10-1-1 si boksier profesionist, megjithëse vetëm një nga ato ndeshje kishte zhvilluar në katër vitet e fundit. Ai nuk ishte një kundërshtar emocionues në parashikim duke parë nëntë ndeshjet qe Jake Paul ka zhvilluar deri më tani.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/12/GettyImages-1850856615.jpg)
Paul filloi të dominonte ndeshjen që në fillim duke diktuar ritmin me goditjet në trup ndaj August. Instalimi i goditjeve të njëpasnjëshme u shpërblye shpejt pasi me një goditje ‘uppercut’ në mjekrën e August e dërgoi atë përtokë në ring. August nuk mundi të mposhte numërimin e gjyqtarit për t’u ngritur përsëri në këmbë dhe për të vazhduar ndeshjen. Ndërkohë pas ndeshjes Paul tha:
Kam thënë nokaut në raundin e parë gjatë gjithë javës. Unë e manifestova këtë. Kjo është fuqia e manifestimit. Thashë se duhej të ktheja atë “fëmijën problematik” të vjetër sepse kam qenë shumë mirë me këta djem duke i lënë të zgjasin shumë raunde. Unë nuk e di se çfarë kam vërtetuar sonte. Kjo është pjesë e procesit. Hapi tjetër është për t’u bërë kampion bote… Gjithçka që doja të bëja ishte t’ju jepja juve të gjithëve një nokaut për Krishtlindje.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/12/1593001604.0.jpg)