Celebrities Film & Tv Showbiz

Jennifer Aniston tregon ndjesitë e saj teksa xhironte një film komedi gjatë fillimit të luftës në Ukrainë!

Gjatë muajve të kaluar, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka xhiruar vazhdimin e filmit të Netflix, “Murder Mystery”, ku për këtë arsye ka qëndruar në Paris. Aktorja është shprehur së fundmi se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez ishte ndier e padobishme, duke qenë se po xhironte një film, derisa jo aq larg nga aty, në Ukrainë, ishte duke u zhvilluar një luftë. 53-vjeçarja ka deklaruar se:

Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër.

Aktorja ka thënë se ishte e pakuptimtë të xhironte një film komedi pas luftës së filluar nga Vladimir Putin në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve. Aniston është shprehur:

 Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë.

Një sallatë u bë virale në rrjet vitet e fundit si sallata e Jennifer Aniston, pasi thuhej se ajo e konsumonte çdo ditë për drekë gjatë xhirimit të sitcom-it të viteve ’90, “Friends”. Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë! Duke iu referuar recetës virale, Aniston së fundmi gjatë një interviste në Zoom për ‘Shape’ tha se:

Më vjen keq, ndihem sikur po i zhgënjej të gjithë, por kjo nuk është sallata ime. Duket e shijshme, por nuk është sallata që haja gjatë ‘Friends’.

Së fundmi, aktorja e njohur Jennifer Aniston ishte e ftuar në episodin e fundit të “Ellen DeGeneres Show”. Ellen kishte zgjedhur Aniston si të ftuarën e fundit meqënëse ajo ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision në vitin 2003. Gjatë intervistës aktorja rrëfeu se si e përballoi fundin e “Friends” duke bërë shaka se është mësuar t’i japë fund gjërave duke përfshirë kështu dhe martesën e saj me Brad Pitt.