Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez poston një foto! Disa e kritikojnë, disa e adhurojnë… po ju çfarë mendimi keni?!

Krahas karrierës së saj si këngëtare dhe aktore, Jennifer Lopez shquhet për shijen e saj për modën, pasi ajo gjithmonë duket mahnitëse dhe shkëlqen me veshjet e saj dhe tendencat që ndjek. Megjithatë, së fundmi ajo vendosi të postojë në rrjetet e saj sociale një imazh krejtësisht larg shkëlqimit që e karakterizon. Përkundrazi, ajo u shfaq në mënyrë shumë natyrale.

JLo shfaqet e qeshur, e shtrirë në shtrat, me pizhame jeshile dhe fytyrë të larë, me sa duket sapo është zgjuar. Ajo kishte shkruar krahas fotos:

Mirëmëngjes dhe të hënën të lumtur, do të jetë një javë e mrekullueshme!!!
Pak motivim për të hënën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Megjithatë, disa nga ndjekësit e saj kanë vënë në pikëpyetje natyralitetin e fotos, duke theksuar se Jennifer Lopez ishte bërë si kukull për të pozuar sikur sapo ishte zgjuar nga gjumi.

“A fle me grim?” pyeti një ndjekës.

“E bukur por na tregoni më shumë foto reale, askush nuk zgjohet me grim”, shtoi një tjetër.

Ndërkohë, ka pasur të tjerë që kanë theksuar se JLo ka përdorur një filtër në foton e saj.

“Pak filtër në foton tuaj,” vuri në dukje një përdorues.

Mirëpo, këngëtarja ka marrë edhe komplimente mjaft pozitive për foton e saj, teksa disa të tjerë shtojnë se hija e errët poshtë syve i ka ardhur për shkak se ajo nuk e ka hequr tërësisht grimin. Dihet mirë se këngëtarja është adhuruese e kujdesit për lëkurën dhe madje ka markën e saj të produkteve për kujdesin e lëkurës të quajtur JLo Beauty. Në faqen zyrtare të interneti thuhet se:

Bëhuni i pari që provoni linjën e kujdesit të lëkurës së JLo Beauty, shijoni formulat luksoze, të pamohueshme, të vërtetuara shkencërisht dhe të miratuara nga JLo.