Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Jeta mes Shqipërisë dhe Amerikës, Ervin Kurti në një rrëfim special!

Iftuar sot në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, Ervin Kurti komentoi gjithçka rreth rikthimit të tij në televizion, pas një pauze të shkurtër. “Muzikë kur dëgjoj” titullohet rubrika ku shumë shpejt do ta shohim bashkë me Nevina Shtyllën, rubrikën më të re në programin televiziv “E Diell”.

E teksa duket se planet e Ervin Kurtit janë të shumta në Top Channel, ai tregoi ndër të tjera për jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Për momentin do kem këtë në Top Channel, në një projekt që do zgjasë tre muaj. Pas atij do nis një projekt afër verës, një projekt që nuk është bërë shumë në Shqipëri. Ka të bëjë shumë me këto gëzimet familjare. Amerika më bëri të gjej një lloj paqe dhe një stabilitet. Më bëri të vendos disa prioritete se çfarë dua unë të bëj dhe se për çfarë ka nevojë publiku.

Unë bëj edhe terapi këshillimi si profesion të dytë. Unë tani e kuptoj se çfarë më mungon këtu dhe se çfarë më duhet atje. Ka disa gjëra të bukura Shqipëria që nuk i gjen dot jashtë…

E teksa programet cilësore duket sikur ‘nuk janë në modë’, Ervin Kurti zgjedh të sfidojë kohën.

Dua të bëj programe cilësore, jo ato që kanë qëllim komercionalizmin. Nëse ti bën një intervistë të mirë. Është forma inteligjente e të intervistuarit. Ti duhet të punosh pak me personazhin.