Health & Beauty Lifestyle

Jo vetëm t’i konsumoni por edhe duke jetuar pranë ‘fast-food’-eve mund të dëmtoni shëndetin e zemrës suaj!

Sipas një studimi të fundit sa më afër dyqaneve ushqimore të jetoni aq më shumë ka të ngjarë të rrezikoheni nga ataku në zemër. Restorantet e ushqimit të shpejtë shpesh shërbejnë ushqime dhe pije jo të shëndetshme, të cilat janë qenë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare. Këtë ka pohuar autori kryesor i studimit, Lou Kee.

Studimi u bë mbi të dhënat e gjysmë milioni të rriturve të moshës 37-73 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit matën ekspozimin e pjesëmarrësve ndaj tre llojeve të restoranteve; bare/pube, restorante/kafe dhe restorante të ushqimit të shpejtë. Ekspozimi u përcaktua në bazë të jetuarit brenda një kilometri ose 15 minutash në këmbë dhe densitetit, numri i dyqaneve të komoditetit brenda një kilometri.

Studimi gjurmoi rreth 13,000 raste të sulmit të zemrës gjatë një periudhe 12-vjeçare pasuese dhe zbuloi se afërsia dhe dendësia më e madhe e pikave të ushqimit të gatshëm për t’u ngrënë shoqërohej me një rrezik në rritje të sulmit  të zemrës. Në përgjithësi, pjesëmarrësit që jetonin në një zonë me një densitet më të lartë të pikave të ushqimit të shpejtë kishin një rrezik 16% më të lartë të sulmit të zemrës në krahasim me ata që nuk kishin pika të ushqimit të shpejtë afër shtëpisë së tyre.

Ata në zonat me densitetin më të lartë të bareve kishin një rrezik 14% më të lartë të sulmit të zemrës, ndërsa ata që jetonin në zonat me densitetin më të lartë të pikave të ushqimit të shpejtë kishin një rrezik 12% më të lartë.  Ndërkaq, rezidentët e një prej zonave më obeze të Britanisë ankohet se janë “pushtuar” nga dyqanet e pulës së skuqur dhe po nxisin autoritetet të ndalojnë hapjen e të tjera ‘fast-food’-eve. Qyteza e Luton pranë Londrës, ka 19 dyqane “Peri chicken” që tregtojnë produkte të përpunuara pule dhe dhjetra të tjerë të këtij lloji, që sipas statistikave kanë shkaktuar ratat më të mëdha të obezitetit në vend. Statistikat regjistrojnë 4,880 shtrime në spital për obezitet në 100,000 banorët e saj.