Bota Botë e Çuditshme

Hamburger me emrin e Anne Frank dhe patate me emrin e Hitlerit, fast-food-i në Argjentinë shkakton zemërimin e komunitetit lokal hebre!

Një fast-food në Argjentinë ka hequr disa pjata nga menuja e saj pasi shakaja e tyre pa kripë tërhoqi zemërimin e publikut. Restoranti i ushqimit të shpejtë “Honky Donky” në Rafaela, Argjentinë ka ndërprerë shitjen e ‘Anne Frank Burger’ dhe ‘Hitler Fries’ pas një reagimi të ashpër nga komuniteti lokal hebre.

Restoranti e quajti një nga katër burgerët e tij bazuar në një vajze hebreje që mbante një ditar për persekutimin e familjes së saj nga nazistët gjatë pushtimit të Holandës në vitin 1942. Megjithatë, restoranti ka shkuar shumë larg me specialitetet e tjera. Ndër llojet e tjera të patateve të skuqura dhe patate që ofrohen janë Benito, Genghis dhe Mao, të emërtuara sipas liderit fashist italian, pushtuesit mongol dhe diktatorit komunist kinez.

Restoranti nuk do të ofrojë më pjata me temë Holokausti, duke i kërkuar falje publikut për fushatën e tij të pakëndshme të marketingut. Pronari i restorantit tha se së shpejti do të nxjerrë në treg burgera dhe patate të skuqura të reja me emrin e njerëzve më “pozitiv”. Këto do të jenë figura të tilla si Gandi, Nënë Tereza, Martin Luteri apo Dalai Lama.