Health & Beauty

Gabimi i madh që bëjnë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kur fillojnë të marrin ilaçe!

Sipas një studimi të botuar së fundmi në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, shumë njerëz ndërpresin zakonet e shëndetshme që kishin të përfshirë në jetën e tyre të përditshme me qëllim të shëndetit të mirë të zemrës, kur fillojnë të marrin disa ilaçe të lidhura me to. Studiuesit në Finlandë morën në studim 41,224 njerëz që nuk vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe mblodhën të dhëna shëndetësore si indeksi i masës trupore, aktiviteti fizik, konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe nëse pjesëmarrësit merrnin statina ose ilaçe antihipertensive.

Të dhënat u përditësuan përmes një sondazhi çdo katër vjet për një periudhë totale prej 14 vjetësh. Në përfundim të studimit, u zbulua se njerëzit që filluan të merrnin një ose të dy llojet e ilaçeve kishin 82% më shumë gjasa për t’u bërë obezë në krahasim me ata që nuk merrnin asnjë ilaç.

Arsyet për këtë mund të jenë të shumta, por studiuesit vënë në dukje se personat e grupit të parë reduktuan edhe aktivitetin e rregullt fizik në krahasim me ata që nuk merrnin mjekim. Këshilla e studiuesve, është që njerëzit që marrin ilaçe për të përmirësuar shëndetin e tyre të zemrës duhet të vazhdojnë të përqendrohen në ndryshimet pozitive të stilit të jetës, si humbja e peshës, ushqimi i duhur, mospirja e duhanit, reduktimi i konsumit të alkoolit dhe ushtrimet fizike.

Ndryshimet në enët e gjakut janë shkaku kryesor i një ataku kardiak dhe ato mund të jenë njëlloj të pranishme te të dyja gjinitë dhe në mosha të ndryshme. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe njohja e simptomave do t’ju ndihmojë t’i parandaloni këto sëmundje. Nga stresi apo gëzimit i tepërt, është e mundur të përjetoni një sulm në zemër, por nuk mund të themi se janë shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje