Sport

Jose Mourinho flet për Lionel Messin, ja çfarë tha trajneri portugez…

Një Champions i fituar në mënyrë surprizë me Porton në sezonin 2003-2004, dy tituj kampionë radhazi me Chelsean në Angli dhe Tripleta e famshme me Interin në 2010-ën. Ishin këto sukseset që katapultuan Jose Mourinhon mes trajnerëve më të mirë dhe e bënë ashtu siç ai preferonte të vetëquhej, “Special One.” Jose Mourinho ka zbuluar se cili është lojtari për të cilin është penduar që nuk ka arritur ta stërvisë gjatë karrierës së tij. Duke marrë parasysh se Mourinho ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme si Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, është e vështirë të mendosh për ndonjë trajner me një rezyme më të pasur se ajo e tij. “The Special One” ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet në botën e futbollit, duke stërvitur legjenda si Cristiano Ronaldo, Frank Lampard dhe Samuel Eto’o gjatë kësaj periudhe.

Sidoqoftë, përkundër gjithçkaje që ai ka arritur në karrierën e tij 24-vjeçare si trajner, ka një gjë për të cilën Mourinho është penduar. Mourinho është dashur që të tentojë të ndalojë lojën e Lionel Messin si kundërshtar disa herë përgjatë viteve, dhe teksa e ka stërvitur rivalin e argjentinasit, Cristiano Ronaldon tek Real Madridi, ai kurrë nuk e ka pasur mundësinë që ta quajë tetë herë fituesin e Topit të Artë si lojtarin e tij.

Për shembull, unë kurrë nuk kam pasur mundësinë që të stërvisë Lionel Messin, por pastaj askush nuk mund ta stërvisë Messin”, ka thënë Mourinho. Është absurde të mendosh se ju mund ta stërvisni atë, sepse ai ka lindur me gjithçka dhe tashmë di gjithçka. Ai mund t’iu mësojë ju disa gjëra. Gjithçka që mund të thoni është se ju keni pasur nderin që ta keni atë në skuadër. Do të doja të kisha Daniele De Rossin tek Inter dhe Real Madrid, por nuk ishte e mundur. Unë doja gjithashtu Tottin tek Inter, përkundër moshës së tij atë kohë, por kjo nuk ishte e mundur gjithashtu. Këta janë lojtarë të cilët do të doja t’i stërvisja në karrierën time.