Auto & Moto

Kina ka një problem me makinat elektrike!

BYD dhe Tesla kanë njoftuar për shitjet e tyre gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke theksuar se kërkesa për makina elektrike po bie në mbarë botën. Edhe Kina si tregu më i madh i EV në botë nuk ka qenë imune nga kjo rënie. Çdo shenjë e rënies së kërkesave në Kinë, është keq edhe për Tesla-n e cila tashmë po vazhdon me uljet e çmimeve të modeleve.

“Unë mendoj se një pjesë e madhe e mungesës së Tesla-s në tremujorin e parë ishte shkaku i Kinës. Ka shumë konkurrencë çmimesh dhe ne po shohim që konsumatorët po shkojnë drejt markave të tjera me oferta më të lira”-tha Seth Goldstein, kreu i komitetit për EV. Tesla uli çmimet e modeleve 3, S, X dhe Y vitin e kaluar në një përpjekje për të konkurruar me rivalët lokal, duke përfshirë edhe BYD.

Ulja e çmimeve e ndihmoi kompaninë e Elon Musk të regjistronte shifra rekord të dërgesave por ajo gjithsesi e humbi titullin si shitësja më e mirë në botë e automjeteve elektrike për vitin 2023. Megjithatë, siç raportohet, Musk është tërhequr nga strategjia e uljes së çmimeve. Kjo thuhet të jetë një shenjë që ai e di se Tesla nuk mund ta fitojë këtë “luftë”.

Por, disa blerës të mundshëm po i shohin si irrituese këto uljet e vazhdueshme të çmimeve të kompanive. Kjo pasi BYD e uli koston e një modeli në 15 mijë juanë duke i bërë njerëzit të hezitojnë ta blejnë një të tillë. Së fundmi, raportohet se shifra e shitjeve të BYD në Kinë është rritur për 43%, rritje kjo e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta ndaluar Tesla-n të rifitonte titullin si prodhuesi më i mirë i makinave elektrike. Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk zotëron edhe një fabrikë në Shangai ku prodhon modelin 3 dhe Y.