Botë e Çuditshme

Kishte vetëm 1 euro në llogari, britanikut i transferuan gabimisht 141 mijë euro të tjera!

Një burrë në Angli që kishte vetëm 1 euro në llogarinë e tij u trondit kur në të iu transferuan 141 mijë euro, të cilat, për 24 orë, ai mendoi se mund t’i mbante në të vërtetë. Urslaan Khan, 41-vjeçar nga Poplar në lindje të Londrës u çudit kur pa shumën e madhe të parave në llogarinë e tij.

Ai njoftoi menjëherë bankën përkatëse dhe sipas tij, banka i kishte thënë se paratë ishin të tijat. Por, banka e kuptoi shpejt gabimin dhe një ditë më vonë i kërkoi 41-vjeçarit t’i kthente paratë. Ky i fundit i ktheu të gjitha.