Bota Botë e Çuditshme

Koncerti i orkestrës simfonike ndërpritet nga një…

Një makinë larëse enësh me defekt detyroi ndërprerjen e një koncerti të një orkestre simfonike në sallën e koncerteve “Elbphilharmonie” në Hamburg. “Pajisja e prishur në katin e 13-të të sallës së koncerteve shkaktoi një alarm zjarri, i cili detyroi evakuimin e ndërtesës në mes të një shfaqjeje nga Orkestra Shtetërore e Filarmonisë së Hamburgut”- sipas një zëdhënësi të brigadës së zjarrfikësve.

Muzikantët, publiku dhe dirigjenti Kent Nagano të gjithë duhej të largoheshin nga ndërtesa. Ndërprerja ka zgjatur rreth një orë. Performanca u rifillua më vonë, sipas një zëdhënësi të sallës së koncerteve.