Aktualitet

Korrupsioni në doganën e Morinës, GJKKO shpall fajtor 25 nga 32 efektivët e arrestuar! Vetëm 2 prej tyre qendrojnë në burg!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur fajtor 25 nga 32 efektivët e policisë të arrestuar për korrupsionin në Morinë. Ndërkohë 7 janë shpallur të pafajshëm dhe vetëm dy do të qëndrojnë në qeli, pasi pjesa tjetër janë lënë me detyrim paraqitje.

Për 25 nga të pandehurit gjykata dha dënimin me 1 deri në 1.8 vite burg, ndërsa e pezulloi qëndrimin në burg për ata që kishin kryer vetëm një vepër penale, duke caktuar vënien në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

U shpallën të pafajshëm: Reni Dokolli; Shpëtim Cenaj; Sulë Onuzaj; Emilton Asllanaj; Artan Redhaj; Avni Tërshalla; Klevis Salkurti;

U dënuan: Lahert Sulo  2 vjet burg/ 1.4 vjet; Ani Hoxholli 2 vjet burg/ 1.4 vjet; Halim Shehu 2.6 vjet burg/1.8 vjet; Arben Kastrati 2 vjet/1.4 vjet; Arjan Sokoli 2 vjet/ 1.4 vjet; Dashnor Braha 2 vjet/ 1.4 vjet; Elidjana Toçila 2 vjet/ 1.4 vjet; Endrit Uka  2 vjet/ 1.4 vjet; Fatri Iseberi 2.6 vjet/ 1.8 vjet; Fatri Braha 2 vjet/ 1.4 vjet; Gëzim Duraku 2 vjet/ 1.4 vjet; Haqif Halilaj  2 vjet/ 1.4 vjet; Kapllan Dogjani 2 vjet/ 1.4 vjet; Mimoza Shahinaj 2 vjet/ 1.4 vjet; Muhamet Cengu 2 vjet/ 1.4 vjet; Rezarta Lako 2 vjet/ 1.4 vjet; Urim Lamo 2 vjet/ 1.4 vjet; Vehbi Nerguti 2 vjet/ 1.4 vjet; Vojsava Selmani 2 vjet/1.4 vjet; Xhuljana Maksutaj 2 vjet/ 1.4 vjet; Bedri Duraku  2 vjet/ 1.4 vjet; Arben Goço 2 vjet/ 1.4 vjet; Atli Jashari 1 vit burg; Xhafer Elezi  1 vit burg; Sazan Ibra  1 vit burg.

Operacioni për arrestimin e punonjësve të policisë së kufirit u finalizua prillin e kaluar, pasi SPAK pretendoi se ekzistojnë të dokumentuara 312 raste të veprimeve korruptive të tyre. Ata favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e Bashkimit Europian.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.