Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney duket se është shkëputur nga familja e madhe Kardashian dhe shkak është vetëm…

Së fundmi mesa duket gjërat kanë ndryshuar pasi Kourtney Kardashian duket se ka kaluar disa kohë larg familjes së saj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me Travis Barker. E teksa Kourtney po largohet nga klani Kardashian-Jenner, duket se motrat e saj kanë forcuar lidhjen e tyre me ish-partnerin e saj Scott Disick.

Ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson tha se është “e kuptueshme” që motrat e Kourtney kanë vendosur të ftojnë Scott në ngjarje familjare. Duke folur ekskluzivisht për The Mirror, ajo tha:

Kourtney është distancuar nga motrat e saj gradualisht me kalimin e viteve dhe është e qartë se ka pasur tension mes saj dhe Kim në veçanti. Kourtney ka qenë e preokupuar me marrëdhënien e saj të re me Travis dhe është zhytur plotësisht në atë pjesë të jetës së saj. Fokusi i saj është zhvendosur nga familja Kardashian në ndërtimin  e marrëdhënies së saj me Travis, familjen e tij dhe fëmijën e tyre të ri, Rocky. 

Louella tha gjithashtu se Scott është ende pjesë e dinamikës së familjes pavarësisht mungesës së Kourtney. Ekspertja tha se prania e Scott në jetën e familjes së saj nuk ka gjasa të jetë arsyeja e mungesës së saj. Ndër të tjera ajo shtoi se:

Nëse Kourtney nuk dëshiron të kalojë aq shumë kohë me motrat e saj, është e kuptueshme që ata të ftojnë Scott pasi ai është babai i fëmijëve të Kourtney dhe Kris, Khloe dhe Kim të gjithë mendojnë për të si familje.