Celebrities Gossip Showbiz

“Ku i ke bërë të pasmet?”…/50 Cent tallet keq me Madonna-n!

Reperi i njohur 50 Cent është tallur keq me Madonna-n duke e ironizuar me postime menjëherë pasi ajo filloi turneun e saj botëror. Reperi ka kërkuar emrin e kirurgut plastik që ai mendon se “i ka bërë” të keqen yllit të muzikës pop. “Kush dreqin e bëri këtë? Ajo është e pasur si dreqin, nuk e ka rregulluar. Dua emrin e mjekëve tani”,-shkruan 50 Cent.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 50 Cent (@50cent)

50 përfshiu gjithashtu një video të këngëtares duke performuar dhe duke e krahasuar me një milingonë për pamjen e të pasmeve të saj të zmadhuara. Fansat e Madonna-s e sulmuan menjëherë reperin, duke thënë: “Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp të kesh.”

Rikujtojmë, se rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan yllin e muzikës pop Madonna me një titull të madh. Gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”. Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare. Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé. Në fillim të këtij muaji, këngëtarja filloi turneun e saj “Celebration” prej 78 shfaqjesh i cili do të përfundojë në prill të vitit 2024.