Sport

Kupa e Shqipërisë/ Tirana ‘në tapet’, Kukësi e mund 2-0! Egnatia fiton me një supergol, Vllaznia dy kartona të kuq!

Kupa e Shqipërisë është në fazën gjysmëfinale. Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e para, me Kukësin dhe Egnatian që fituan dhe shkojnë në ndeshjet e kthimit më 24 prill në avantazh.

Në “Kukës Arena”, vendasit e Bledar Devollit fituan 2-0 ndaj Tiranës. Bardheblutë “futën ujë” në prapavijë dhe rezultati mund të ishte më i thellë për verilindorët. Mingo në minutën e 19-të dhe Solodovnicov në të 60′ shënuan për Kukësin, që tregoi edhe njëherë problemet e Tiranës. Në fund nuk mund të mos mungonte as tensioni mes lojtarëve.

Në Rrogozhinë vendasit e Egnatias iu falën supergolit të Fernandos në minutën e 30-të për të fituar 1-0 aktin e parë kundër Vllaznisë. Miqtë e Qatip Osmanit e mbyllën me nëntë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Stojanovic në minutën e 37 dhe Hakajt në të 79′.

Tanimë llogaritë për dy skuadrat që do luajnë në finale do mbyllen më 24 prill, atëherë kur në Shkodër dhe Tiranë luhen ndeshjet e kthimit.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet e para:

E mërkurë, 3 prill 2024

15:00 Egnatia 1-0 Vllaznia (Ferndano 30′)

15:00 Kukësi 2-0 Tirana (Mingo 19′, Solodovnicov 60′)

*Ndeshjet e kthimit luhen më 24 prill