Celebrities Top 100 Songs of the Year

Lore jep urimin e saj për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio-s!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

Një mesazh zanor ka ardhur nga Lore, një artiste unike dhe shumë e talentuar që karakterizohet për zërin e saj aq  të veçantë dhe të ëmbël. Ja urimi i saj për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:

Hey unë jam Lore. Doja t’i uroja të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radio-s gëzuar vitin e ri 2023! Qoftë ky vit i mbushur plot me bekime dhe surpriza të bukura për ju! (Puthje)