Celebrities Pasò Sport

Lorenc Jemini: “Për futboll shqiptarët luajnë dhe zbathët…”

I ftuar ditën e sotme në “Pasò”, nën moderimin e Denisit dhe Glentit, ishte Lorenc Jemini. Një mik i përhershëm i emisionit, këtë herë live në studio Lorenc Jemini erdhi për të folur për atë që ai di më së miri, pikërisht për futbollin. Jemini ndër të tjera tregoi pakënaqësitë e tij lidhur me futbollin në Shqipëri. Ai komentoi gjithashtu ndeshjet të cilat nuk janë në orare të tilla të përshtatshme, teksa ka edhe ditën e hënë në orën 13:45.

Këtu duket sikur punohet mbrapsht për të mos ardhur tifozët. Këtu është çdo gjë e dyshimtë, ne dyshojmë për cdo gjë, kampionati këtu ka humbur besimin, njerëzit vijnë dhe e dinë rezultatin.

Ai gjithashtu komentoi kushtet e këqija në të cilat luajnë futbollistët shqiptarë, të cilat lidhen kryesisht me kushtet e këqija atmosferike apo edhe infrastrukturën aspak të përshtatshme, duke përmendur se nuk mendohet për lojtarët që mund të dëmtohen. E teksa pyetja që u shtrua për dëgjuesit e Top Albania Radio-s këtë javë ishte se cilin sport ata preferojnë, ku pati edhe telefona të shumta, Jemini u shpreh si më poshtë.

Ne nuk kemi pasion për tenisin, por për futbollin. Për futboll shqiptarët luajnë dhe zbathët…

Ndërkohë, Jemini bëri një deklaratë të guximshme, e ndoshta pak ironike lidhur me distancimin nga futbolli.

Kur u shkëputa nga futbolli, kuptova sa mirë ishte pa futboll. I ftoj të gjithë të mendojnë se ka jetë përtej futbollit…