Celebrities Gossip Showbiz

Madonna zbulon emrin e producentit të famshëm me të cilin ishte lidhur në vitet ’90-të!

Së fundmi ylli i muzikës pop Madonna ndau disa detaje për një nga takimet e saj të kaluara. Në një ndalesë në turneun e saj “Celebration” në Atlanta, Madonna rrëfeu mes audiencës se ishte dashuruar plotësisht me një producent muzikor gjatë regjistrimit të albumit të saj të vitit 1994, “Bedtime Stories”.

“Isha marrëzisht e dashuruar me të dhe ai më trajtoi si mut”-tha ikona 65-vjeçare duke qeshur gjatë një pushimi mes këngëve. “Unë po them vetëm, ti e bëre, më ke trajtuar shumë keq, vëlla”-vazhdoi Madonna, pa e identifikuar ende fajtorin. ‘Është në rregull, e kuptoj. Ti ishe thjesht një djalë. Por unë shpresoj se ju jeni rritur.”

Më pas ajo deklaroi: ‘Unë po ju turpëroj publikisht. A e thashë emrin tuaj akoma? Emri i tij është Dallas Austin”. Gjatë krijimit të “Bedtime Stories”, Madonna ishte 35 vjeç, ndërsa Austin, producenti fitues i “Grammy” ishte 23-vjeç. Bashkëpunimi i tyre në album prodhoi këngët “Secret”, “Don’t Stop”, “Survival” dhe “Sanctuary”.

Rikujtojmë, se së fundmi Madona është paditur nga dy burra në Nju Jork për vonesën në koncertin e saj të planifikuar më 14 dhjetor. Atë ditë, siç theksojnë dy burrat në padinë e tyre, ata janë prekur ndjeshëm nga vonesa e këngëtares, pasi të nesërmen duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë. Ylli i popit kishte planifikuar koncertin e saj në “Big Apple”. Biletat thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por Madona doli në skenë dy orë më vonë. Ashtu siç pritej, kjo vonesë shkaktoi reagime të forta nga fansat e saj.

Për ata që nuk e dinë Rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan Madonna-n me një titull të madh. Gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”. Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare. Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé.