Celebrities Live From Tirana Showbiz

Mbyllja e Instagramit të Luizit, flet Aldor Nini: “Është i përfshirë dikush që…”

Këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejllit, i kanë mbyllur sërish profilin e tij në rrjetin social, Instagram pas kallëzimit të tij sektorin e krimit kibernetik. Por mesa duket llogarie e tij ka sërish probleme dhe ai ka vendosur që të marrë hapa ligjorë. I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë CEO i Acromax dhe eksperti i rrjeteve sociale, Aldor Nini, i cili po merret personalisht me këtë çështje.

A është rasti i Luizit i vetmi apo ka edhe të tjera të ngjashme?

Ka dhe raste të tjera. Por në rastin e Luizit, bazuar në famën eksreme të tij në media dhe rrjete sociale, fokusi i personave dashakeqës ai është. Rasti i Luizit ka ndodhur mbi 7 herë brenda një kohe të shkurtër, vetëm mbrëmë Instagrami i tij është hapur dhe mbyllur 3-4 herë. Ne kemi nisur një investigim shumë të thelluar për këtë. Kemi qenë te departamenti i krimit kiberenetik në polici. Na duhet një proces penal për këtë çështje, i cili ka nisur dje.

Si shpjegohet kjo gjë që po i ndodh atij?

Unë mendoj që nuk janë raportime normale, siç bëhen në raste të tjera. Këtu është i përfshirë dikush që për raste emergjente, siç janë kryengritje apo vrasje, Instagrami i ka dhënë mundësi që të mbyllë llogari. Nuk është hacker. 

Si e përjeton Luizi këtë situatë?

Sigurisht që është i shqetësuar, sepse do që të vazhdojë komunikimin me fansat e tij. Por unë e kam qetësuar, duke i thënë që llogaria e tij nuk ka shkelje dhe Instagrami do të reagojë. Jo vetëm Luizit, por cilitdo person që mund t’i ndodhte kjo.

Po lidhur me ‘tick-un blu’ në llogarinë e tij, si qëndron puna?

Në momentin që iu verifikua llogaria, kur ndryshon foton ose përshkrimin e profilit, Instagrami nis një verifikim të dytë. Ky është dhe rasti. Dhe në momentin që nis verifikimi i dytë, kalon në një listë. Po merremi aktualisht që ky verifikim të rritet në listë. Por nuk është se ia kanë marrë.

A ka raste të tilla mes personazheve të njohur?

Nuk ka raste si Luizi. Ka pasur një rast me Sinan Hoxhën para pak muajsh. Mund të ketë një në tre raste në disa muaj për të gjithë ata që vjnë tek ne. Ky i Luizit është një rast rekord.