Celebrities Gossip MeKast | News

“Me breshëri arme…”/Marsi Pojani tregon ish-banorin e “Big Brother” që e rrahën pesë burra para syve të saj!

Në podcastin “MeKast” të Megi Pojanit, Inës dhe Marsit, kjo e fundit ka treguar një histori që i ka mbetur në mendje dhe nuk ka për ta harruar kurrë. Në këtë histori përfshihet një ish-banor i “Big Brother”, ku i shoqëruar nga dy vajza në një Fast Food në Bllok, është rrahur nga pesë burra të tjerë dhe e kanë shtrirë në tokë. Marsi Pojani rrëfeu:

Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i “Big Brother”, që sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak. Në një moment një zhurmë e madhe dhe ti nuk shquan dot më asgjë, këta ikin. Unë paguaj dhe kur dal jashtë, tek pjesa e jashtme e clubit ishte shoqja ime me këtë, i gjeta shumë të përfshirë me njëri-tjetrin, po putheshin në një cep. I thashë që duhet të ikim se ti je shumë e pirë. Ky bëri namin në atë “Big Brother” sepse pati dhe një histori me një vajzë shumë të shkathët dhe spikati, nuk ishte një banor kot.

Shkuam në një Fast Food në Bllok dhe ishin vetëm tre tavolina gjithsej. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit, në një cep ishin të ulur në tavolinë 4-5 burra. Burra blloku, të veshur errët, të rëndë dhe të egër në fytyrë, me flokët e lëpira. Sapo ne hymë, këta ishin shumë të mirë e po mbysnin pijen me një sufllaqe dhe thanë “hë mo erdhi ky” dhe e shajnë. Ky meqë ishte i shoqëruar nga dy goca, u ndje i detyruar i shkreti, pak si me ngurrim, guxoi të shkonte drejt tavolinës së tyre. 5 burra janë lëshuar me breshëri arme dhe me shpejtësinë e një kafshe gjahtare drejt këtij burri. Unë e mbaj mend të lëshuar në tokë, tavolina dhe karrige sipër, e rrahën dhe e bënë m*t. Mua dhe shoqes time na kapi një e qeshur histerie dhe e mbaj mend vetëm një sekondë që ai ngrihet, ishte poshtë nesh. Ne ikëm dhe mund të them që ishte java më e bukur e jetës sonë, sepse ne këtë histori ia tregonim çdo njeriu. Nuk besoj se tani na mban mend. Personi i vetëm i ndërgjegjshëm aty kam qenë unë, sepse nuk pija, e urreja alkoolin.