Celebrities Gossip Ndryshe

“Më intereson…” Ina Kollçaku opinioniste në ‘Big Brother VIP 3’?

Sot në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçaku për të na zbuluar shumë gjëra që nuk i dinim rreth jetës së saj private.

Fillimisht, Ina na ka treguar se dalja e saj e parë publike nuk ka qenë në ‘Për’Puthen’, por në një festival muzikor.

Dalja ime e parë ka qenë në ‘Kënge Magjike’ në Pallatin e Kongreseve. Ka qenë ‘live’, ka qenë viti i parë ‘live’ dhe kam kënduar pa stonuar ‘live’. Unë si një asokohe, një 20 vjeçare nuk i kisha ndjekur kurset ose një shkollë muzike, kështu që nëse do ta ribëja do isha kujdesur më shumë për formimin në fillim, pastaj për lançimin e gjësë. Nuk mendoj që jam këngëtare, unë kam dashuri muzikën. Mendoj që kam një vesh shumë të mirë muzikore. Sinqerisht, është një pasion shumë i madh i imi, jam shumë e lumtur që kam bërë si eksperiencë, sepse jam një njeri që guxoj. Nëse do kisha patur njerëzit e duhur mund të kishte qenë edhe profesioni im. 

Ina ka studiuar për psikologji dhe na flet pak më shumë për këtë pasion të sajin.

Psikologjia është po një dashuri e imja, çfarë mbaj mbi krenari mbi shpinë. 

Ina na zbulon më shumë për detaje lidhur me jetën e saj private dhe si do të donte të ishte i dashuri i saj.

Kam rënë në dashuri më shumë se një herë. Nuk kam provuar të huaj. Preferoj shumë që të kem partner shqiptar, sepse shkon më mirë me një njeri që ka patur një edukim, të njëjtën kulturë si unë. Nuk mendoj se meshkujt shqiptarë nuk janë mendjehapur, mendoj që ne kemi aftësi primitive, kafshërore për t’i bërë meshkujt që të ndjekin rrugën tonë. Standartet vendosen vetë dhe merr atë çfarë meriton gjithmonë. Unë i dua burrat e egër. Gjithmonë do zgjidhja një mashkull që më dominon, nga ana sociale dhe seksuale. Nuk kam shumë kohë që jam ndarë, së fundmi. 

Ina na zbulon nëse do të marrë pjesë në ‘BBV 3’?

Unë kam dalur nga një ‘reality’ për të cilin jam shumë mirënjohëse, është një eksperiencë që unë e kam bërë, nga ana tjetër në ‘Big Brother më intereson vetëm roli i opinionistes, asnjë rol tjetër.