Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, është e njohur për këngët e saj të cilat kthehen menjëherë në hite. Por ndër këngët më të spikatura të Rexhës është “Meant To Be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, e cila qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit Country.
Ishte kjo këngë që i dha artistes shqiptare nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si Grammy Awars, MTV Video Music Awards, American Music Awards, MTV Europe Music Awards e të tjera. Së fundmi kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses Bebes pasi “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.
Ky fakt është bërë i ditur nga faqet e fansave të këngëtares. Në top pesëshe janë edhe hitet “Blank Space” e Taylor Swift, Bad Romance e Lady Gaga dhe “I like it” e Cardi B. “Meant To Be” zgjoi interesim veçanërisht te popullata amerikane për shkak të zhanrit Country, që njëherësh është zhanri më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja e njohur së fundmi ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Ylli i muzikës pop ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe të këndojë në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai. Në njoftimin e saj, Bebe shprehu dashurinë dhe përkushtimin ndaj fansave të saj në Lindjen e Mesme, duke shkruar:
Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty.