Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox: “Kam rënë në dashuri edhe me meshkuj të tjerë gjatë kohës që isha me Brian Austin Green”!

Së fundmi aktorja e njohur Megan Fox ka folur për periudhën kur ishte e martuar me Brian Austin Green. Ylli i “Transformers” e ftuar në podcastin “Call Her Daddy” tha se:

Kam dashuruar shumë njerëz gjatë gjithë kohës. Shkoja në punë dhe dashurohesha sepse isha fëmijë dhe po, kurrë nuk kisha lirinë e plotë për të qenë beqare dhe për ta përjetuar atë jetë.

Fox nuk zbuloi asnjë nga yjet për të cilët kishte rënë në dashuri dhe as nuk pranoi ndonjë tradhti gjatë intervistës me prezantuesen e podcast-it, Alexandra Cooper. Megjithatë, ylli i “Jennifer’s Body” rrëfeu:

Unë nuk kam qenë një e dashur e shkëlqyer për Brian, të jem e sinqertë.

Aktorja tha se Green nuk ishte i mirë për të, por kuptoi se mosha e saj kishte shumë të bënte me problemet e tyre. Fox filloi të takohej me ish-burrin e saj kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe në 2004. Më pas, ajo u martua me yllin e “Beverly Hills, 90210” i cili është gati 13 vjet më i madh se ajo. Fox dhe Green kanë tre fëmijë; Noah, Bodhi dhe Journey.

Në një intervistë për “WWD”, aktorja e njohur Megan Fox, ka folur gjithashtu për mënyrën sesi po i rrit djemtë e saj dhe mënyrën e shëndetshme sesi po i edukon në lidhje me dashurinë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të rrisë djem që nuk janë gënjeshtarë, por totalisht transparentë dhe respektues.

“Mendoj se ngaqë kam 2 djem, është e rëndësishme që të rris djem që nuk janë si burrat me të cilët kam qenë e lidhur”,-u shpreh Megan, referuar 3 djemve të saj, Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç. Ajo shtoi:

Është shumë e rëndësishme për mua që të rris djem që janë të aftë të kenë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre.