Auto & Moto

Mercedes publikon pamjet nga seria e re PureSpeed!

Mercedes-AMG së fundmi ka zbuluar makinën e tij të parë në serinë ultra të kufizuar dhe me kosto të lartë “Mythos”, të quajtur PureSpeed. Bëhet e ditur se PureSpeed është frymëzuar nga makinat ikonike të garave vintage të kompanisë dhe nga Formula 1. Modeli i ri bazohet shumë në kabrioletin SL të saj, duke përdorur edhe dritat e pasme të SL. Pjesë të tjera janë vendosur bazuar në hipermakinën Mercedes-AMG One.

“Koncepti Mercedes-AMG PureSpeed ofron një paraqitje të shkurtër të asaj që është ndoshta mënyra më e drejtpërdrejtë për të përjetuar performancën dhe kënaqësinë e drejtimit”-tha shefi i AMG, Michael Schiebe.

Si koncept i automjetit tonë të parë Mythos, ai mishëron nivelin më të lartë të ekskluzivitetit. Elementet e dizajnit gjithashtu krijojnë një ndjenjë të Formula 1.

Mercedes nuk detajoi fuqinë e PureSpeed në njoftimin e tij, megjithëse ka të ngjarë të përmbajë motor V8 4.0 litërsh me dy turbo. Ndërkaq, marka po e kufizon prodhimin e modelit të ri në vetëm 250 njësi. Por, çmimi i tij ende nuk është zbuluar. Rikujtojmë se për ata që preferojnë të drejtojnë modele nga Mercedes-Benz, një coupe me dy dyer i prezantuar së fundmi me sa duket po i jep të gjitha indikacionet se ia vlen pritja e tij.

Mercedes-AMG GT63 S E Performance vjen me 805 kuaj fuqi dhe një motor V8 4.0 litërsh turbocharged. Marka gjermane thotë se AMG GT63 S E Performance arrin 96 km/h në vetëm 2.7 sekonda duke e bërë atë modelin e prodhimit AMG më të shpejtin ndonjëherë. Ky model vjen me një transmision automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat. Bëhet e ditur se çmimi për Mercedes-AMG GT63 S E Performance me dy dyer do të shpallet në fund të vitit 2024.