Pasó – Euro 2020 Sport

Meri Shehu parashikon fituesin e Kampionatit Europian!

Emisioni më i ri sapo nisi në Top Albania Radio. I titulluar “Pasó – Euro 2020”, moderuar nga Denis Dyrnjaja dhe Albana Ruçi, dhe me disa intervista interesante të sjella nga Endri Kaçaçi, ky emision do të vijë çdo ditë tek ju me ndeshjet më emocionuese të Kampionatit Europian.

Në një maratonë nga ora 20:00 deri në 21:00, çdo ditë, Denisi dhe Albana sjellin rezultatet e ndeshjeve, ngjarjet më interesante dhe komentojnë ata që do jenë në vëmendjen e të gjithëve përgjatë këtij muaji.

Ndër të tjera, dyshja gjithashtu foli mbi pjesëmarrjen për herë të vetme të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016” më 11 qershor 2016. Ata rikujtuan krenarinë dhe emocionet e forta që të gjithë shqiptarët përjetuan para pesë vitesh.

E ftuar në një lidhje telefonike ishte astrologe Meri Shehu, për të folur për parashikimet e saj për këtë Kampionat. Ajo tregoi se ka qenë gjithnjë tifoze me Gjermaninë, por megjithatë duket se këtë vit nuk e shikon fituese. Përkundrazi, ajo beson se fituesi gjendet mes Anglisë dhe Zvicrës.

Nuk mund të shikojmë vetëm datën e kapitenit apo shtetit, sepse është një lojë kolektive, janë shumë parametra. Por, mendoj me atë që unë arrita të shoh, që është Anglia!