Celebrities Music Showbiz

Metallica shtyn koncertin, pasi James Hetfield rezulton pozitiv me Covid-19!

Legjendat amerikane të metalit të rëndë, Metallica, janë detyruar të shtyjnë koncertin e tyre të 3 shtatorit në Phoenix, pasi njoftuan se këngëtari James Hetfield ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Grupi, në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë zyrtare në X (dikur Twitter),  u shpreh:

Na vjen shumë keq të raportojmë se data e planifikuar e nesërme e M72 në State Farm Stadium është shtyrë për të Shtunën, 9 Shtator 2023, pasi, për fat të keq, James ka Covid. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe na vjen keq për çdo shqetësim që ju ka shkaktuar. Mezi presim të kthehemi për të përfunduar M72 No Repeat Weekend në Glendale të shtunën e ardhshme.

Shfaqja, e planifikuar fillimisht për të dielën, do të ishte e fundit nga dy në Glendale, Arizona. Aktualisht grupi është në turneun e tij M72 në SHBA dhe luan dy koncerte në çdo qytet. Më tej, shtuan:

Biletat për shfaqjen e 3 shtatorit do të shtyhen më 9 shtator.

Rastet e Covid-19 kanë qenë në rritje në SHBA këtë verë. Në nivel kombëtar, varianti i ri EG.5, një spinoff i llojit rikombinant XBB të familjes Omicron, po nxit shumicën e infeksioneve të reja, sipas vlerësimeve të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithëse shkalla e ashpërsisë aktualisht mbetet në nivele relativisht të ulëta në krahasim me fillimin e pandemisë, ekspertët mjekësorë pajtohen se ka ndoshta më shumë infeksione sesa mund të kapin sistemet aktuale të mbikëqyrjes dhe po paralajmërojnë për një rigjallërim të virusit.