Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta është e dashura e tij? Butrint Imeri shfaqet pranë vajzës misterioze!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Butrinti ka qenë në shoqërinë e një vajze në një ambjent jashtë, ku duket se kanë kaluar disa çaste romantike pranë zjarrit. Ama ndryshe këtë herë këngëtari ka dashur ta publikojë këtë moment dhe ka postuar një foto, ku duket dora e tij dhe dora e një vajze të bashkuara duke krijuar shqiponjën dhe kuptohet se vajza mund të jetë e dashura e tij dhe Butrinti ka dashur të tregojë se është në një lidhje.

Mbrëmjen e djeshme Butrinti ka postuar një foto teksa shfaqet krah një vajze bjonde dhe shumë tërheqëse, e cila ka mbuluar fytyrën e saj duke drejtuar dorën para kamerës. Nuk dihet nëse është e njëjta vajzë apo e dashura e tij, por tashmë na mbetet vetëm të presim një reagim nga këngëtari.

Butrinti duket se ka mbaruar tashmë pushimet dhe ka nisur punën për sezonin e ri duke punuar për projektet e reja muzikore. E duket se nuk do të presim shumë nga publikimi i këngës së tij të re, pasi së fundmi ka postuar një foto nga studioja muzikore, ku ka treguar se po punon dhe për projektet e tij të reja.