Celebrities Gossip Showbiz

Na gjeni dikë që duket aq bukur me baltë në trup siç duket Nicole Scherzinger!

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger nuk i rezistoi tundimit për të provuar përfitimet e baltës në trup. E konsideruar si një nga femrat më seksi në botë, ajo është fotografuar në disa poza që ka habitur fansat. Nicole ndodhet me pushime me të dashurin e saj, Thom Evans, në ishullin spanjoll Formentera, ku paparacët kanë monitoruar çdo hap të tyre.

Ylli amerikan u fotografua në një jaht luksoz teksa bënte dush, por edhe në momente ku shihej e mbuluar me baltë nga koka në këmbë. Duket se ajo është bindur që bën mirë për lëkurën dhe organizmin në përgjithësi.

Ndërkaq, edhe pse fansat janë të etur të dëgjojnë këngë të reja nga artistja, ajo nuk ka publikuar më asnjë album që nga viti 2014, ndërsa Big Fat Lie, rezultoi një dështim total. ‘The Sun’ megjithatë, zbuloi se Nicole është duke punuar për një material të ri.

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Robin Antin, koreografja që themeloi grupin e njohur muzikor “Pussycat Dolls”, paditi këngëtaren kryesore, Nicole Scherzinger për pjesëmarrjen e saj në turneun e grupit në pritje të ribashkimit. Në një padi të siguruar nga revista “People”, Antin thonte se Scherzinger po refuzonte të merrte pjesë në turne nëse nuk i jepej kontroll i plotë krijues dhe një pjesë më e madhe në sipërmarrjen e biznesit të grupit.

Sipas dokumenteve, Antin dhe Scherzinger arritën një marrëveshje në vitin 2019 që do i jepte këngëtares 49% të aksioneve dhe fitimeve të “Pussycat Dolls” nga turneu i tyre botëror. Padia thonte se Scherzinger tani refuzon të marrë pjesë në turne dhe ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kontratës.

Rikujtojmë, gjithashtu se këngëtarja dhe i dashur Thom prej kohësh janë duke shikuar romancën e tyre. Thom është 34-vjeç, praktikisht 7 vjet më i ri se ylli i “Pussycat Dolls”. Madje, disa kohë më parë qarkulloi lajmi se Scherzinger dhe i dashuri i saj kanë planifikuar ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.