Bota Sociale

Ndalohen akulloret dhe picat pas mesnate në qytetin italian!

Ngrënia e një akulloreje pas mesnate, pas një darke, gjatë kthimit për në shtëpi, është pjesë e kulturës italiane. Mirëpo Milano po mendon ta ndalojë me ligj. Shkak është prishja e qetësisë së banorëve.

Një dokument fillestar legjislativ është depozituar nga qeveria lokale e qytetit dhe nëse miratohet ai mund të ndalojë akulloret e natës vonë që muajin e ardhshëm. Ky ligj në fakt do të ndalonte edhe ushqime të tjera që shiten pas mesnatës, duke përfshirë picat dhe madje edhe pijet që merren në dorë.

Kush do të hajë apo të pijë diçka, do duhet ta porosisë në shtëpi, ose të hyjë në një lokal për ta konsumuar. Kjo është një përpjekje për të shmangur zhurmat e mëdha nga radhët apo adrenalina që të shkakton një picë, një pije apo një akullore në dorë.

Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë, tha:

Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis socializimit dhe argëtimit. Paqes dhe qetësisë së banorëve.

Propozimi do të jetë efektiv nga ‘mesi i majit’ dhe do të zgjasë deri në nëntor. Do të fillojë në orën 12:30 të mesnatës gjatë ditëve të javës dhe në orën 1:30 pas mesnate gjatë fundjavave dhe festave publike. Tavolinat jashtë lokaleve gjithashtu do duhet të hyjnë brenda pas këtij orari.Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.

Propozimi do të zbatohet në: Nolo, Lazzaretto, Melzo, Isola, Sarpi, Via Cesariano, Arco della Pace, Como-GaeAulenti, Porta Garibaldi, Brera, Ticinese dhe Darsena-Navigli. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate.Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër u dorëzua dhe akullorja u rikthye.

Ai pas tërheqjes tha:

Njerëzit mund të hanë akullore ditë e natë, kudo që duan.