Celebrities

Ndërron jetë mamaja e artistes së njohur amerikane, Cher!

Cher u shfaq në rrjetet sociale këtë fundjavë për të njoftuar se nëna e saj Georgia Holt ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Holt ishte një këngëtare, modele dhe aktore e njohur, e cila u shfaq në sitcom-in e njohur ‘I Love Lucy’. Në shtator, Cher konfirmoi se nëna e saj ishte dërguar në spital me pneumoni, duke theksuar gjithashtu se ajo vuante nga problemet shëndetësore. Në atë kohë Cher shkroi;

Më falni që kam qenë MPB. Mami është sëmurë vazhdimisht. Ajo sapo doli nga spitali. Ajo kishte pneumoni. Ajo po përmirësohet.

Megjithatë, Cher njoftoi të dielën përmes Twitter se nëna e saj kishte ndërruar jetë. Në një postim në Twitter të shoqëruar nga një emoji me fytyrë të trishtuar, Cher ka shkruar:

Mami u nda nga jeta.

Fans të shumtë i janë përgjigjur Cher-it në pjesën e komenteve për t’i treguar mbështetjen e tyre këngëtares së njohur dhe kanë bërë homazhe edhe për Holt. Aktorja amerikane Marg Helgenberger ishte një nga përdoruesetqë gjithashtu i shprehu ngushëllimet Cher.

O Cher, më vjen shumë keq kur dëgjoj që nëna juaj e dashur ka ndërruar jetë. Çfarë bekimi ta kesh atë në jetën tënde për aq kohë sa ti. U preftë në paqe.

Së fundmi këngëtarja Cher ka konfirmuar edhe lidhjen e saj me producentin e muzikës Alexander “AE” Edwards në Twitter teksa publikoi një foto të tij së bashku me një ’emoji’ zemre. 76 vjeçarja zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj 40 vjet më i ri. Një fans i kërkoi yllit të muzikës të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.