Lifestyle

Ndryshime hormonale dhe përgjumje…/Pasojat e ditëve me shi!

Në ditët me shi ka më shumë gjumë dhe ndryshime hormonale. Këtë ka treguar studimi i Universitetit Shtetëror në Pensilvani. Nëse dita është me shi, ka më pak dritë, prandaj trupi juaj ka më pak serotoninë dhe melatoninë më shumë, hormone të cilat drejtpërdrejt janë përgjegjëse për humorin dhe vigjilencën tuaj.

Shumë njerëz, në ditë me shi ndihen të përgjumur. Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj, në netët me shi ju nuk flini shumë dhe kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Melatonina është hormoni që ndihmon që trupi të rregullojë qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj të prodhojë këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminojë dritën dhe kështu që ju mund të flinin natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi juaj fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që ju të zgjoheni. Kur ka shumë re dhe ka shi, prodhimi i melatoninës është i lartë, prandaj ju nuk mund të flini.

Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë dhe si pasojë ndjeheni të depresionuar dhe keni mungesë të motivimit.