Lifestyle

Ditët më ‘dembele’, përse jemi të përgjumur kur bie shi?

Në ditët me shi ka më shumë gjumë dhe ndryshime hormonale, tregon studimi i Universitetit Shtetëror në Pensilvani. Dita me shi ka më pak dritë, prandaj trupi prodhon më pak serotoninë, ndërsa melatoninë më shumë, hormone të cilat drejtpërdrejt janë përgjegjëse për humorin dhe vigjilencën tuaj.

Shumë njerëz në ditët me shi ndihen të përgjumur. Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj, në netët me shi ju nuk flini shumë dhe kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Melatonina është hormoni që ndihmon që trupi të rregullojë qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj të prodhoj këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminojë dritën dhe kështu që ju mund të flinin natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi juaj fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që ju të zgjoheni. Kur ka shumë re dhe ka shi, prodhimi i melatoninës është i lartë, prandaj ju nuk mund të flini.

Ashtu sikurse qielli me re i shkakton trupit tuaj prodhim të tepruar të melatoninës, po ashtu në trurin tuaj nuk prodhohet sasi e mjaftueshme e serotoninës. Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur hani ushqim ju prodhoni seratoninë por rrezet e diellit në prodhimin e këtij hormoni kanë një rol të madh.

Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë dhe ju ndiheni të depresionuar dhe të keni mungesë të motivimit. Për këtë arsye jeni pak dembel, pak të përgjumur. Zhurma kur pikat e shiut bien në dysheme, dritare apo çati krijon një lloj tingulli. Ky tingull mund të jetë ritmik dhe nëse është i tillë, hynë në trurin tuaj dhe shndërrohet në një ninullë qetësuese gjatë gjithë ditës. Efekti i kësaj zhurme mund t’ju sjell më shumë gjumë.