Bota Botë e Çuditshme

Në gjendje perfekte, arkeologët gjejnë kokën e një statuje të Aleksandrit të Madh!

Arkeologët kanë gjetur së fundmi kokën e një statuje të Aleksandrit të Madh në Turqi, e cila është në gjendje pothuajse perfekte. Një objekt i rrallë dhe unik u gjet në majë të një teatri të epokës romake që ndodhet në Konuralp, në veri të Duzce dhe pranë bregut veriperëndimor të Turqisë. Besohet se e ka origjinën nga shekulli II dhe tani ndodhet në muzeun e Konuralp ku u dorëzua nga arkeologët.

Pjesa më e madhe e teatrit antik u zbulua gjatë gërmimeve në 12 muajt e fundit në komunën e Duzhces, megjithatë, së fundmi u gjet koka e ish-udhëheqësit Aleksandrit të Madh, si dhe krahu grek i Apollonit. Ekspertët kanë përcaktuar se koka e portretit është një paraqitje e saktë e Aleksandrit të Madh, edhe pse është skalitur ndoshta 400 vjet pas vdekjes së tij.

“U gjet koka e Aleksandrit të Madh, me përmasa 23 centimetra. Një pjesë e kokës ka sy mermeri, ndërsa në bebëzat ka edhe gjurmë shpimi. Goja është pak e hapur dhe nuk zbulon shumë dhëmbë. Flokët e gjata kaçurrela i arrijnë deri në qafë”,-thonë ekspertët e muzeut.