BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Showbiz

“Në këtë shtëpi ka shumë mosmirënjohës…“ Rike Roçi flet për situatën mes Vesës, Romeos dhe Heidit!

Ka filluar Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri. E ftuar në emisionin e Rozës “Suki – Suki, spec djegës“, Rike foli për mosmirënjohjen në shtëpinë e Big Brother dhe ajo u ndal tek situata më e fundit mes Vesës, Romeos dhe Heidit:

Unë mendoj se në këtë shtëpi ka shumë mosmirënjohës. Për një gjë të vogël ti hedh poshtë shoqen tënde dhe të gjitha momentet që ajo të ka mbështetur. Romeo e hodhi poshtë Vesën për një mendim të vogël kundra tij. E njëjta gjë edhe për Heidin sepse më përpara, Vesa nuk ka folur kurrë keq për Heidin, madje dhe e ka mbrojtur shumë herë kur të tjerët kanë folur keq për të.