Celebrities Gossip Showbiz

Në shitje apartamenti luksoz i ikonës së televizionit italian Raffaella Carra, zbulohet çmimi!

Së fundmi është shitur shtëpia në Romë në të cilën ka jetuar artistja e njohur Raffaella Carra e cila u nda nga jeta në vitin 2021. Ky është apartamenti historik në via Nemea 21, në zonën veriore të kryeqytetit, ku ikona e televizionit italian kaloi vitet e fundit të jetës. Apartamenti është në treg me një çmim prej 1 milion e 870 mijë euro.

Nxjerrja në shitje e apartamentit të artistes ishte paralajmëruar dy vite vite më parë. Sot prona shfaqet në faqen e internetit të agjencisë së pasurive të patundshme Engel & Völkers e cila menaxhon shitjen dhe ka publikuar imazhet dhe detajet e shtëpisë së ikonës së paharrueshme televizive.

Prona, e ndërtuar në vitin 1960, ndodhet në zonën Due Pini dhe gjithashtu ka një pishinë dhe fushë tenisi, ka një sipërfaqe të brendshme prej 384 m2 dhe gjithashtu përfshin një sipërfaqe të jashtme rreth 36 m2. Apartamenti përfshin gjithashtu një hyrje dyshe, tre ballkone, dhomë ngrënie dhe kuzhinë. Ekziston edhe një sauna dhe një dhomë që aktualisht përdoret si dhomë yoga.

Në njoftimin e Engel & Völkers, apartamenti në shitje nuk identifikohet si i Raffaella Carrà por shumë e kanë njohur pronën si ajo ku ka jetuar artistja e njohur. Çmimi i tij, në fakt, është rreth 2 milionë euro. Për të interesuarit, agjencia thekson: “Prona ka nevojë për rinovim por pplani lejon që apartamenti të përshtatet me çdo nevojë për personalizimin e hapësirave”.

Rikujtojmë se 3 vite pas vdekjes së këngëtares, balerinës, prezantuese televizive, aktores dhe modele italiane, Raffaella Carrà vjen një vëllim kushtuar tërësisht asaj. Libri i ri titullohet “Raffaella Carra, between fashion and myth”. Nëse do të flasim për modën sipas yllit italian, ajo kishte një garderobë plot ngjyra. Gjithmonë ka pasur tendencën të vishte veshje që nuk ishin parë më parë në ekran. Dhe për më tepër Raffaella Carra, parashikoi një pjesë të mirë të tendencave, që sot shihen në pasarela, si crop-tops.