Celebrities Gossip Showbiz

Nëse mendonit se me Yll Limanin ‘u kry’ e keni gabim…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli na zbulon se ende nuk e ka mbyllur me surprizat e tij. Këtë e ka treguar vetë ai me anë të një Instastory, teksa ka shkruar:

S’u kry, s’u kry. Tjetra është rrugës, veç po flejmë pak t’i mbyllim sytë

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas Dafi ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se një tjetër duet po punohet nga ana e dyshes për të na surprizuar.

Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.