Celebrities Gossip Ndryshe

Nëse nuk do ishte i martuar, ja cilën vajzë brenda shtëpisë së ‘BBV’ do të donte të kishte në krah Armaldo Kllogjeri!

I ftuar episodin e sotëm në ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

A është i përfshirë në politikë Armaldo?

Më pëlqen të dëgjoj politikë, e mira është që të gjithë të përfshihen në politikë. Nuk kam qenë aktiv, kam bindjet e mia, kam kritikat e mia për çdo parti.

Si e ka ndryshuar ‘Big Brother’ jetën e tij pas daljes?

‘Big Brother’ ka ndryshuar shumë gjëra. E para njëherë vëmendja. Nuk e kam dëshiruar këtë gjë po dua ta pranoj dhe ta kem si sfidë me veten time. Më kanë uruar dhe kemi bërë foto. 

Si e vlerësuan familjarët lojën e tij brenda shtëpisë?

Nuk më kritikuan, më uruan. Ishin shumë krenarë për mua. Kritika nga bashkëshortja, ajo më thonte që duhet të kisha reaguar në disa momente. Ka qenë një surprizë dhe për të mënyra si unë kam luajtur me atë harmoninë, dashurinë time. Më vjen mirë që kam dhënë atë ndjesinë brenda shtëpisë. 

Mendimi i Armaldos për lojën në ‘Big Brother’ pas daljes së tij?

Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur.

Nëse do të beqar, me cilën prej vajzave brenda shtëpisë do krijonte një lidhje Armaldo.

Jori është vajza më seksi aty. Kush nuk do e donte në krah një modele.

Cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia?

99.9 është Kristi.