Celebrities Gossip Showbiz

Nga Dubai në Maldive, Beniada Nishani poston foto me bikini nga pushimet!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Së fundmi Beniada ka nisur pushimet me familjen e saj dhe pas Dubait vetëm pak më parë Beniada ka zbuluar se tanimë ndodhet në Maldive. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një foto në Instagramin e saj e veshur me bikini ngjyrë të kuqe, duke na treguar kështu edhe format perfekte të trupit dhe gjithashtu duket shumë e lumtur dhe kuptohet se po i shijon shumë këto pushime.

Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e së fundmi bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë  është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.