Fashion Health & Beauty

Ngjyra e flokëve që po “përqafohet” këtë sezon nga yjet e showbiz-it!

Këtë sezon ka një ngjyrë flokësh që i ka bërë të gjithë bashkë, nuanca e “Teddy Bear”. Hashtag-u #teddybearblonde tashmë ka mbi 80.000 shikime në TikTok dhe të famshëm si Rihanna dhe Sofia Richie kanë nisur ta përqafojnë.

Ngjyra e flokëve është një kombinim të nuancave bionde dhe kafes së errët. Rezultati është i mrekullueshëm. Ky trend është perfekt për muajt e dimrit falë nuancës së tij të ngrohtë dhe mënyra më e zakonshme për të arritur këtë pamje do të ishte të bëni balayage.

Lyerja e flokëve mund të jetë emocionuese pasi në fund të fundit ju po merrni një pamje krejtësisht të re. Pavarësisht nëse do të bëni një ombre delikate ose do t’i lyeni flokët rozë ose blu, gjërat mund të bëhen pak të ndërlikuara kur e bëni atë për herë të parë. Flokët e “virgjër”, të ashtuquajturat flokë që nuk janë trajtuar kurrë më parë, kanë nevojë për shumë kujdes nëse janë duke u lyer. Njihuni duke klikuar në këtë link me pesë gjërat që patjetër duhet të keni parasysh përpara se të filloni udhëtimin e ndryshimit të ngjyrës së flokëve.

Ndërkaq, nënat e ardhshme përpiqen të shmangin disa ushqime të caktuara, ilaçe që mund të dëmtojnë fetusin, por çfarë ndodh me lyerjen e flokëve? “Pothuajse të gjitha bojërat e flokëve përmbajnë kimikate si amoniak, peroksid dhe parafenilendiaminë (PPD). Disa nëna në pritje janë të shqetësuara pasi nuk e dinë nëse këto kimikate do të depërtojnë në lëkurën e kokës dhe do të ndikojnë negativisht tek fëmija në rritje,”-thotë mjekja obstetre-gjinekologe, Danielle Levy. Por a mund t’i lyeni flokët kur jeni shtatzënë? Zbulojeni duke klikuar në këtë link.